Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një dekjlaratë për media tha se pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai madje u shpreh se i urojnë fitore kryetarit, derisa tha se kanë dëshirë që të ketë sukses.
“Ne e pranojmë këtë rezultat, i urojnë kryetarit fitore. Sinqerisht kemi dëshirë me pas sukses, sepse komuna e Kamenicës është një komunë që po ka shumë ngecje në zhvillim, po ka shumë largim të popullësisë dhe shumë probleme tjera”, tha ai në KlanKosova.
“Ka nevojë që të bëhet shumë më shumë sesa vetëm administrim i komunës”, u shpreh tutje Kastrati.