Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Kastrati sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar deklaratën e Armend Mujës së VV-së në lidhje me energjinë elektrike, duke thënë se nuk kanë blerë rrymë nga Serbia.
Kastrati u shpreh se kjo gjë nuk qëndron dhe sipas tij, një gjë e tillë është lehtë e verifikueshme.
Kastrati për deputet u shpreh se ajo që ka thënë Muja “është rrenë”.
“Jo kjo nuk është e vërtetë, tani është importu më së shumti. I ke raportet evropiane, të rrjetit elektroenergjetik, munden shumë lehtë të verifikohen. Kjo është rrenë çka ka thënë Armend Muja”, u shpreh tutje Kastrati.
