Kastrati: Kurti me çdo veprim ka dërguar ujë në mulli të Serbisë dhe Rusisë, asnjë parti të mos bëj koalicion me të

Kastrati: Kurti me çdo veprim ka dërguar ujë në mulli të Serbisë dhe Rusisë, asnjë parti të mos bëj koalicion me të

Profesori universitar Ardian Kastrati, ka thënë se partia në të cilën ai bën pjesë, PDK, duhet ta refuzojë një ftesë për koalicion nga LVV-ja.

Kastrat i shpreh se assesi nuk bën të mendohet koalicioni me ato subjekte politike “që kanë shprehur qëndrime që fyejnë vlerat dhe idealet e UÇK-së”.

“PDK duhet ta refuzoj takimin me VV. Ndërsa sipas meje, as ne ënderr nuk bën të mendohet koalicioni me ato subjekte politike që kanë shprehur qëndrime që fyejnë vlerat dhe idealet e UÇK. Kjo do te ishte fyerje për elektoratin e PDK-së. Nuk është në moralin politik te PDK-së të bëjë koalicione me ata qe e kane fyer rëndë identitetin dhe ADN-në e PDK-së, e cila është thellë e rrënjosur në kauzën e luftës për liri të UÇK-së”, tha Kastrati në një prononcim për Gazetën Blic.

“Për shembull, Hekuran Murati ka krahasuar veteranët me Mercenarë, përderisa Gërvalla ka shprehur gatishmëri të dëshmojë kundër liderëve të UÇK-së e PDK-së në Hage, ndërsa lideri i VV-së ka bere thirrje “Ik Hashim” për në Hage dhe ka fyer presidentin e familjen e tij duke i kerkuar që djali i tij te martohet me vajzën e Vuciqit.

Kastrati tha se në rast se do të pyetej kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe disa bashkëpunëtore të tij, koalicioni me LVV-në “edhe mund të ndodhte”.

Tutje ai thotë se çdo parti që bën koalicion me LVV-në “gabon rëndë dhe e tradhton interesin nacional të shqiptarëve”.

“Çdo veprim i Albin Kurtit ka çuar ujë në mulli të Serbisë dhe Rusisë. Shyqyr që këta nuk pyeten se nuk do ta përjashtoja koalicionin me VV-në. Por jo vetëm PDK, çdo parti që bën koalicion me shkatërruesit e shtetit gabon rëndë dhe tradhton interesin nacional të shqiptarëve, sepse deri më tani me çdo veprim të tij, Albin Kurti ka çuar ujë në mulli te Serbisë e Rusisë, duke i dëmtuar rëndë interesat strategjike te Kosovës”, përfundoi ai.

Related Articles