Kastrati për 3 zyrtarët e arrestuar në Kamenicë: Ranë pre e mashtrimit nga biznesmeni, ata vetë e raportuan rastin në Polici

Kastrati për 3 zyrtarët e arrestuar në Kamenicë: Ranë pre e mashtrimit nga biznesmeni, ata vetë e raportuan rastin në Polici

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve komunalë, të cilët po dyshohen se manipuluan me një tender për furnizimin e shkollave me dollapë, shkruan Gazeta Enigma.

Kastrati ka thënë se zyrtarët në fjalë kishin rënë pre e mashtrimit nga biznemeni Avdi Koca, pronari i mobilerisë i cili nuk i dorëzoi kurrë dollapët, ndonëse i mori mbi 35 mijë euro nga Komuna.

Madje, ai ka dematuar kryetarin aktual të Kamenicës, Kadri Rahimaj duke thënë se vetë zyrtarët e arrestuar e kishin denoncuar rastin dhe kishin dorëzuar kallëzim penal ndaj Kocës.

Sipas Kastratit, arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vetë zyrtarët, “është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik”.

“Me qëllimin e vetëm shfrytëzimin e financave për avancimin e kushteve të nxënësve të Kamenicës, stafi i komunës ra viktimë e mashtrimit nga ana e një ndërmarrësi i cili kishte premtuar dorëzimin, por nuk e kishte bërë duke u thirrur në çrregullimet e tregut të furnizimeve si pasojë e pandemisë. Zyrtarët e Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar kallzimin penal vitin e kaluar i cili është i bashkëngjitur më poshtë. Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vetë e kanë denoncuar rastin”, shkroi ai në një sqarim të gjatë në Facebook.

“Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenzon përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike”, ka shkruan Kastrati.

Related Articles