Mëngjesin e së enjtes në lagjen “Gafruu Muço” në Lushnjë në autobus dyshohet se ka marrë flak, e më pas edhe tre të tjerë u përfshinë nga zjarri.
Policia e Shtetit nuk dha më shumë detaje lidhur me incidentin.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusëve”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, shkruhet në reagimin e policisë.