Katër gola në ndeshjen mes Llapit dhe Ballkanit 

Katër gola në ndeshjen mes Llapit dhe Ballkanit 

Llapi ka pritur Ballkanin në “Zahir Pajaziti” në kuadër të javës së pestë të Superligë së Kosvoës, në përballjen emocionuese që u mbyll 2-2.

Valentin Serbe ka vazhduar me formën e mirë, duke reziluar golin e parë të takimin, duke gjetur rrjetën nga penalltia në minutën e 20-të për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ishte Arbnor Ramadani që arriti të shënojë për Llapin, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani sërish kaloi në epërsi sërish me Seremben për 2-1.

Suhatrekasit me një lojtar më pak u desh të mbrohen në fund, ndërsa Llapi gjeti golin e barazimin me Hasan Hysenin pas një aksioni të bukur për 2-2.

Deri në fund të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë, por rrjetat heshtën.

Llapi mbetet pa fitore dhe në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Ballkani është i treti me 9 pikë.

Related Articles