Katër nënkryetarë të Tiranës japin dorëheqje

Katër nënkryetarë të Tiranës japin dorëheqje

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ajo vijon të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë, raporton Topchannel.

Në një takim që zhvilloi pak ditë më parë në këtë institucion, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kërkoi hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Ai paralajmëroi “rifreskim” në nivele drejtuese të Bashkisë Tiranë, sikurse është kërkuar edhe për disa Bashki të tjera në vend.

Related Articles