Katër palestinezë u vranë nga dhuna në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë u vranë nga dhuna në Bregun Perëndimor

Katër burra palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në tre incidente të veçanta në Bregun Perëndimor, thonë zyrtarët palestinezë dhe izraelitë.

Dy ishin vëllezër që u qëlluan për vdekje teksa shpërthyen përleshjet me trupat izraelite gjatë një operacioni pranë Ramallah.

I treti u vra në konfrontimet me trupat pasi dy xhipa të ushtrisë izraelite u prishën pranë Hebronit.

Ushtria izraelite tha se njeriu i katërt u qëllua pranë Ramallah pasi me makinën e tij e përplasi një ushtar, të cilin e plagosi.

OKB-ja ka paralajmëruar se konflikti izraelito-palestinez është “përsëri në pikën e vlimit” pas një përshkallëzimi të dhunës në Bregun Perëndimor dhe Izrael.

Forcat izraelite po kryejnë bastisje kërkimi dhe arrestimi pothuajse çdo natë në Bregun Perëndimor, ku të paktën 140 palestinezë janë vrarë këtë vit. Më shumë se 30 izraelitë janë vrarë gjithashtu mes një morie sulmesh me armë dhe thika, shkruan BBC.

Related Articles