Katër penalti të akorduara në pjesën e parë, në duelin Sevila-Salzburg

Katër penalti të akorduara në pjesën e parë, në duelin Sevila-Salzburg

Pjesa e parë në përballjen Sevilla – Salzburg ka përfunduar baras 1-1, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndonëse u shënuan vetëm dy gola, në këtë përballje kanë mundur të shënohen edhe më shumë.

Kjo për faktin se gjyqtari kryesor i takimit, Kulbakov akordoi plotë katër penallti.

Tri penallti u ndalën për mysafirët të cilët vetëm një e dërguan në kuadratin e portës dhe dy i humbën.

Ndërkaq një tjetër penallti u dha për lojtarët vendas që e konkretizuan me golin e barazimit.

E me këtë rezultat mbyllet takimi mes këtyre dy skuadrave, përkundër faktit që Sevila luajti ljesën më të mahde të lojës me 10 lojtarë.

Sevilla dhe Salzburg janë në Grupin G të Ligës së Kampionëve.

Related Articles