Katër persona kanë humbur jetën nga tornadot në jug të SHBA-së

Katër persona kanë humbur jetën nga tornadot në jug të SHBA-së

Të paktën katër persona janë vrarë pasi dhjetëra tornado përfshinë jugun e SHBA-së, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënë dhjetëra mijëra njerëz pa energji elektrike.

Të shtunën dhe të dielën, rreth 40 tornado u raportuan në Teksas, Karolinën e Veriut, Luiziana, Xhorxhia dhe Arkansas, shkruan BBC.

Dy nga vdekjet ndodhën në Misisipi, me një tjetër në Teksas dhe Karolinën e Veriut.

Rreth 80 njerëz vriten çdo vit nga tornadot në SHBA, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Related Articles