Gjashtë persona janë përleshur mes vete në orët e para të së dielës në Zonën Industriale, saktësisht në afërsi të diskotekave.
Dyshimet e para janë se katër persona i rrahën dy të tjerë.
Për arsyen e këtij konflikti nuk dihen detajet mirëpo gjykata mori masa ndaj këtyre të dyshuarëve.
Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoj masën e paraburgimit, e një gjë të tillë e konfirmoi edhe zëdhënësja Mirlinda Gashi.
Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. /Gazeta Enigma