Katër persona të lënduar nga një aksident në Podujevë

Katër persona të lënduar nga një aksident në Podujevë

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50 në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

“Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Me vendim të prokurorit kujdestar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles