Katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në Shkollën e Mesme “Apalachee” në shtetin amerikan të Georgias.
Një person është arrestuar, konfirmojnë autoritetet, raporton BBC.
Policia thotë se nxënësit po bashkohen me familjet e tyre pas sulmit “të lig”.
Shkolla ndodhet rreth 72 km në veri-lindje të kryeqytetit të shtetit, Atlanta.