Katër presidentë perëndimor mbërrijnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

Katër presidentë perëndimor mbërrijnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë mbërritur në Kiev për të diskutuar me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky në lidhje me pushtimin e vendin nga Rusia, që prej 24 shkurtit.

Nëpërmjet një postimin në Twitter, presidenti i Lituanisës, Gitanas Nauseda tha se ai po shkonte në kryeqytetin ukrainas “me një mesazh të fortë për mbështetje politike dhe ndihmë ushtarake”.

Presidenti letonez, Egils Levits, tha se vizita në Ukrainë kishte për qëllim të tregojë “solidaritet të plotë me popullin heroik dhe Presidentin e tyre”.

Zyra e presidentit polak, Andrzej Duda, gjithashtu postoi në Twitter për vizitën.

Zyrat e katër presidentëve nuk pranuan të japin detaje të vizitës për arsye sigurie.

Related Articles