Katër punëtorë humbën jetën brenda vitit, punonjësit e KEK-ut dalin në protestë

Katër punëtorë humbën jetën brenda vitit, punonjësit e KEK-ut dalin në protestë

Një grup i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot para zyrave të drejtorisë së ndërmarrjes, duke shprehur pakënaqësinë për kushtet e punës dhe mungesën e sigurisë.

Protesta vjen pas vdekjes së katër punonjësve të KEK-ut vetëm gjatë këtij viti, duke ngritur shqetësime të mëdha te punëtorët për sigurinë në vendin e punës.

Punëtorët kërkojnë që të merren masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, në mënyrë që të parandalohen raste të tjera tragjike.

Vdekjet e njëpasnjëshme kanë shtuar revoltën e punonjësve, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe masa urgjente nga drejtuesit e ndërmarrjes.

Related Articles