Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar katër raste të reja me COVID në Kosovë.
Brenda një dite janë testuar 523 qytetarë, ndërsa 32 pacientë janë shëruar.
Kosova ka aktualisht 282 raste aktive, ndërsa pozitiviteti i rasteve është 0.76 përqind.
Që nga fillimi i pandemisë janë dhënë mbi 1 milion doza të vaksinës, ndërsa brenda një dite 162 qytetarë janë vaksinuar. /Gazeta Enigma/.