Katër shqiptarë në mesin e viktimave të aksidentit të trenit në Greqi

Katër shqiptarë në mesin e viktimave të aksidentit të trenit në Greqi

Katër shqiptarë janë në mesin e viktimave të aksidentit të trenit që ndodhi të marten në Greqi.

Kështu tha Florina Çoku, e cila është administratore e komunitetit shqiptar të Selanikut, raporton Euronews Albania.

Çoku tha se njëra nga viktimat është studente në Selanik, ndërsa për viktimat e tjera nuk jepet informacion.

Ajo u shpreh se 48 persona janë të plagosur nga të cilët gjashtë në gjendje shumë të rëndë.

“4 persona janë shqiptarë, janë patriotët tanë, kjo është e dhimbshme. 2 ditët e fundit dhjetëra emigrantë shqiptarë po dhurojnë gjak për të plagosurit”, tha Çoku.

Deri më tani raportohet se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 57.

Related Articles