Katër individë janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Voskop të Korçës të enjten, ku policia ka sekuestruar 195 kilogramë kanabis në proces tharjeje.
Lënda narkotike u gjet në një magazinë, ku energjia elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për tharjen e bimëve narkotike.
Në këtë operacion, policia arrestoi katër persona, ndërsa një tjetër, një 38-vjeçar, u shpall në kërkim, i cili kishte në banesë dy bimë narkotike dhe sasi të vogla kanabisi, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas Tv Klan, të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshah, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj. Demirshahu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa Burda dhe Hamitaj akuzohen për moskallëzim krimesh. G
uri, përveç akuzave të tjera, përballet me akuza për falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit, policia zbuloi gjithashtu tre gra nga Cërriku, të cilat punonin në magazinën e drogës dhe po hetohen në gjendje të lirë.
Autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë, sasi kokaine, një patentë false, shtatë celularë, një makinë, një pasaportë, tre karta SIM dhe një shumë eurosh. Të arrestuarit ishin në përgatitje për të shitur drogën në Korçë dhe në qytetet e tjera të juglindjes.