Katër të arrestuarit e dyshuar për disa vepra penale dërgohen në paraburgim, tri gratë në arrest shtëpiak

Katër të arrestuarit e dyshuar për disa vepra penale dërgohen në paraburgim, tri gratë në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve, të dyshuar për veprat penale: ndërhyrje në sisteme kompjuterike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje.

“Gjyqtari i  Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve N.S, D.B, M.D, K.S  iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, kurse pandehurave E.S, A.J, G.S dhe  të njëjtave iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, për secilën”, thuhet në kumtesë.

Shtatë të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën në një aksion të gjerë të policisë në shtatë lokacione gjithandej Kosovës.

Related Articles