Katër të lënduar në një aksident në Rrugën B

Katër të lënduar në një aksident në Rrugën B

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën B në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit

Related Articles