Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sllatinë, rruga nacionale Prishtinë – Pejë , sonte rreth orës 18:25.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se dyshohet se një aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe kamionete.
“Dyshohet se nje automjet si pasoj e mosmbajtjes se distances ka goditur një kamionetë, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Kater persona kane marr lendime trupore dhe jane derguar per trajtim mjeksor. Njesitet kompetente policore per menaxhim dhe kontroll ne autostrade jane marr me rastin dhe procedurat e metejme ligjore”, tha Hoxha.
Tutje ai kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik.
“Ne veqanti te ju permbahen kufizimeve te shpejtesise qe percaktohen permes shenjave ne rruge, ne menyre qe te parandalohen aksidentet qe shpesh po perfundojne me pasoja te renda”.