Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Batllavë të Podujevës, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë d
“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veture dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, deklaroi Borovci.