Një veturë është vetaksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke u rrokullisur. Si pasojë e kësaj, katër persona që ishin në veturë kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti u shkaktua pasi shoferi goditi mbrojtësit e rrugës, duke u rrokullisur më pas.
Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën në Prizren, për trajtim. /Gazeta Enigma