Katër të mitur konsumojnë alkool dhe dehen në një lokal në Brezovicë, dërgohen me urgjencë në spital

Katër të mitur konsumojnë alkool dhe dehen në një lokal në Brezovicë, dërgohen me urgjencë në spital

Kushdo që në lokale ku ka pije alkoolike, i shërben, i shet apo i vë në dispozicion pije alkoolike personave nën moshën 16 vjeç, rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje, në një lokal në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Siç merr vesh Sinjali, katër persona të mitur kanë konsumuar alkool në një lokal në këtë qendër dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Të miturit që u dehën janë dërguar menjëherë në Emergjencë, ku kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë transferuar në Spitalin e Ferizajt.  

Ndërsa si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti në drejtim të veprës penale ’Shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.

Related Articles