Katër të plagosur nga të shtënat në qendër të Londrës

Katër të plagosur nga të shtënat në qendër të Londrës

Një person i panjohur ka qëlluar të shtunën nga një veturë në lëvizje pranë një kishe në qendër të Londrës. Tri gra dhe një vajzë shtatëvjeçare kanë mbetur të plagosur.

Policia njoftoi se të shtëna nga një automjet në lëvizje janë qëlluar teksa po mbahej një varrim në St. Aloysius në Euston, shkruan BBC.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre gra të moshës 41, 48 dhe 54 vjeç dhe një vajzë shtatëvjeçare. Sipas informacioneve fillestare, 48-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, ashtu sikur edhe vajza shtatëvjeçare. Dy gratë e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i efektivëve të policisë. Hetimet operative vijojnë, rrethanat e ngjarjes janë ende duke u zbardhur. Deri më tani askush nuk është arrestuar.

Related Articles