Katër të vdekur në Japoni

Katër të vdekur në Japoni

Sot janë gjetur të vdekur katër persona, nën gërmadhat e një resorti turistik në Atami ku ndodhi një katastrofë natyrore, raporton Gazeta “Enigma”.

80 persona janë ende të zhdukur dy ditë pas rrëshqitjes së tokës. Zyrtarët planifikuan të bëjnë të ditur emrat e tyre duke shpresuar se ndoshta disa ishin larg kur ndodhi katastrofa, pasi shumë prej apartamenteve dhe shtëpive në Atami janë shtëpi për pushime me qira.

Rreth 147 persona ishin në kërkim derisa u konfirmua se disa vetëm se ishin evakuuar dhe pjesa tjetër kur ndodhi e gjithë katastrofa nuk gjindeshin nëpër shtëpitë e tyre.

Kurse zyrtarët thanë se 25 persona janë shpëtuar kurse tre prej tyre janë të lënduar, njofton AP.

Related Articles