Katër të vrarë brenda një dite në Kosovë

Katër të vrarë brenda një dite në Kosovë

Vetëm brenda 24 orëve janë vrarë katër persona në Kosovë.

Tre prej tyre vetëm në një rast në Gjilan, u vranë për shkak të fajdeve, ndërkohë që një tjetër mbeti i plagosur.

Policia tashmë është në kërkim të tre dorasve të dyshuar, të cilët ende janë në arrati.

Në një rast tjetër, në Prizren, një person humbi jetën nga plagët e marra nga therja me thikë.

I dyshuari u prangos sot në mëngjes.

Related Articles