Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha të martën se katër persona janë konfirmuar të vrarë pas sulmeve ajrore që goditën qytetin gjatë natës.
“Ekipet e shpëtimit janë ende duke i shuar flakët që nga mëngjesi i hershëm”, tha Klitschko.
Fillimisht, shërbimet e urgjencës në Ukrainë raportuan për vdekjen e dy personave nga sulmet ruse në Kiev.
Ushtria ruse ka intensifikuar granatimet nga ajri, në përpjekje për të marrë kontrollin e kryeqytetit të Ukrainës. / Gazeta Enigma.