Te elektroseveri në veri të Kosovës sot ka pasur gjuajtje me eksploziv, nga ku asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, por ka pasur dëme materiale.
Nga ky shpërthim janë dëmtuar katër vetura, ku në vendin e ngjarjes kanë mbetur pjesë nga xhamat e tyre.
Gjithashtu është dëmtuar edhe një pjesë e rrethojes si dhe një kabllo elektrike.
Policia ka bërë të ditur se ende nuk ka të arrestuar dhe as të dyshuar për këtë ngjarje.