Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 katër persona ndërsa nga kryerja e mbi 2600 testeve janë zbuluar 444 raste të reja.
Aktualisht janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spital po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2680 viktima nga COVID-19 ndërsa në total zyrtarisht janë vetëm 181,696 raste.
Statistika (24 Tetor 2021)
Testime totale 1,283,321
Raste pozitive 181,696
Raste të shëruara 171,790
Raste Aktive 7032
Humbje jete 2,874
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3495
Fier 882
Durrës 733
Shkodër 471
Elbasan 303
Gjirokastër 210
Korçë 200
Berat 184
Lezhë 179
Vlorë 163
Kukës 136
Dibër 76./Gazeta Enigma/