Në kishën e fshatit Letnicë të Vitisë për dy orë u mbajt mesha e ditës së Pashkëve.
Kjo festë për të krishterët vjen pas agjërimit që bënë për 40 ditë.
Nga aty atmosferën e festës, besimtarët e vazhduan edhe në shtëpi. Madje, edhe me vizita te të afërmit.
Pos vezëve që janë edhe simbol i jetës, të zonjat e shtëpisë thanë se bëjnë edhe gjësende tjera ushqimore.
Pashkët festohen gjithmonë të dielën e parë pas hënës së parë të plotë, pas 21 marsit./Gazeta Enigma/