Violeta Haxholli, hulumtuese nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të mos ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës është veprim aspak mirë.
Sipas saj ajo madje shkon në kundërshtim me dy nene të Kushtetutës së Kosovës – 65 dhe 97.
“Kryeministri Kurti ka pasë performancë të mirë në sesionin pranveror ku është përgjigjur në të gjitha pyetjet. Ky tash është një hap prapa sa i përket llogaridhënies”, ka thënë Haxholli në Info Magazine.
“Veprimi i sotëm nuk u kontribuon asaj që opozita t’i votojë projektligjet e qeverisë”./kk