KDI shpreh keqardhje për dështimin e votimit të Projektligji për financimin e partive politike

KDI shpreh keqardhje për dështimin e votimit të  Projektligji për financimin e partive politike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh keqardhje për dështimin e votimit në parim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. 

Në komunkatën e tyre thuhet se mungesa e kuorumit gjatë votimit të projektligjeve shpërfaqë mungesë të seriozitetit nga ana e deputetëve, të cilët përmes mospjesëmarrjes në votim gjatë seancave të Kuvendit po dëmtojnë seriozisht funksionimin e jetës parlamentare në Kosovë.

“Mungesa e kuorumit gjatë seancës së sotme dhe dështimi i votimit në parim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, do t’i shërbejë dhe më tutje mungesës së transparencës dhe llogaridhënies financiare, cilësisë së demokracisë, si dhe praktikave të mira qeverisëse”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Tutje thuhet se subjektet politike parlamentare – pozitë dhe opozitë – nuk kanë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të këtij projektligji, duke qenë se i njëjti është në përputhje me kërkesat dhe standardet ndërkombëtare, respektivisht Opinionin e Komisionit të Venedikut. 

Andaj, KDI bën thirrje që Projektligji për Financim të Subjekteve Politike të shqyrtohet dhe të votohet në parim sa më parë, duke i hapur rrugë shqyrtimit dhe eventualisht avancimit të tij në periudhën mes dy leximeve./Gazeta Enigma/

Related Articles