KEDS-i has në vjedhje 60% të rrymës në Llazarevë të Obiliqit

KEDS-i has në vjedhje 60% të rrymës në Llazarevë të Obiliqit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka bërë të ditur se në fshatin Llazarevë të Obiliqit po bëhet hajni industriale e energjisë.

Sipas KEDS-it, në transformatorin e këtij fshati, 60 për qind e energjisë që kalon nëpër të po vidhet nga konsumatorët.

“Një numër i caktuar i 113 konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator, fatkeqësisht po kontribuojnë në keqpërdorimin masiv të rrymës”.

“Duke bërë hajninë e rrymës, këta konsumatorë po shkaktojnë ngarkesë të madhe në këtë transformator, çka mund të çojë te djegia e tij ose rënia e tensionit; po e rrezikojnë veten e tyre dhe të tjerët përreth; po e dëmtojnë atë dhe asetet e tjera elektroenergjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Related Articles