Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar për konsumatorët e Vitisë dhe fshatrave përreth se erërat e forta të këtij pasdite kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë disa zona pa furnizim me energji elektrike.
“Si pasojë e erërave të forta që përfshinë disa rajone të vendit tonë këtë pasdite, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës,” thuhet në njoftimin e KEDS.
Dëmtimi ka përfshirë disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë. Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për një numër të caktuar konsumatorësh.
Njoftimi i plotë:
Informatë me rëndësi për konsumatorët në Viti!
Si pasojë e erërave të forta që përfshinë disa rajone të vendit tonë këtë pasdite, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.
Me këtë rast janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë. Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth.
KEDS informon konsumatorët e prekur në këtë rajon se, edhe pse riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë, janë angazhuar ekipe shtesë me qëllim që sa më parë këtyre konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre.