Keisi bën deklaratën e papritur: Po u eleminua Kristi, dal edhe unë

Keisi bën deklaratën e papritur: Po u eleminua Kristi, dal edhe unë

Keisi është e vendosur të vazhdojë lidhjen e saj me Kristin. Edhe pse çifti ndihen në siklet nga prezenca e Sabianit, nuk ngurojnë që qëndrojnë bashkë e të thonë deklarata të papritura.

Ashtu erdhi ajo e Keisit, e cila ditën e sotme gjatë një diskutimi, deklaroi se nëse Kristi eliminohet nga “Big Brother Vip Albania” të martën, do largohet edhe ajo.

Luizi i cili ishte prezent, i tha se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet ajo, ikën dhe Sabiani. Nga ana tjetër, Kristi ju drejtua duke i thënë që nuk është dakord me këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Po sikur të dal unë?

Keisi: Po dole, dal dhe unë.

Kristi: Nuk ke nevojë të dalësh. Nuk dua unë të dalësh.

Keisi: Po do dal se çfarë do bëj.

Kristi: Aman sa të mirë të kam.

Keisi: O Lui nuk e beson. I thashë po doli do dal dhe unë, se çfarë do bëj?

Luizi: Nuk e bën, se po dole merr dhe Sabi pas.

Keisi: Pse mendon se nuk vjen ai?

Luizi: Kjo që the, e vendos më shumë Kristin në shtëpi.

Related Articles