KEK thotë se ka në dispozicion energji të depozituar nga Shqipëria

KEK thotë se ka në dispozicion energji të depozituar nga Shqipëria

Korporata Energjetike e Kosovës dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po e vazhdojnë bashkëpunimin me njëra-tjetrën për depozitimin e tepricës së energjisë. 220 mijë MWh që KEK i kishte depozituar gjatë verës në Shqipëri, i ka shpenzuar tashmë. Por, aktualisht i ka në dispozicion 34 mijë MWh që KESH i ka depozituar te ne, e që KEK mund t’i shfrytëzojë kur të ketë nevojë, raporton Gazeta Enigma.

Kosova e ka shpenzuar gjithë energjinë që e kishte depozituar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Furnizimi me rrymë këto ditë po bëhet vetëm nga energjia prodhojnë dy termocentralet e vendit. Aktualisht në funksion janë blloqet A3 dhe A4 të “Kosova A” dhe B1 dhe B2 të “Kosova B”

Por, në rast se energjia që prodhohet nga këto njësi s’mjafton, Korporata Energjetike e Kosovës thotë se i ka në dispozicion 34 mijë MWh energji elektrike, që janë depozituar nga KESH deri në fund të muajit shkurt.

Related Articles