Korporata Energjetike e Kosovës ka përfunduar revizionet dhe riparimet për vitin 2024, për të siguruar siguri dhe efikasitet në prodhimin e energjisë, posaçërisht për sezonin dimëror.
Në njoftimin e KEK-ut thuhet se aktualisht po operohet me katër njësi prodhuese – dy njësi të TC Kosova A dhe dy të TC Kosova B, duke garantuar kapacitet të qëndrueshëm prej rreth 750 MW/h.