KEK-u konfirmon daljen e Bllokut A3 nga prodhimi, thotë se është situatë e përkohshme

KEK-u konfirmon daljen e Bllokut A3 nga prodhimi, thotë se është situatë e përkohshme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) e ka konfirmuar se sot rreth orës 18:40 është ndalur përkohësisht nga operimi Njësia A3, pas aktivizimit të rele-së mekanike të Buchholz-it në bllok-transformatorin energjetik 15.75/220 kV, me kapacitet 240 MVA.

Sipas KEK-ut, ndalja është bërë në përputhje me standardet dhe parametrat e sigurisë teknike, ndërsa ekipet profesionale dhe teknike janë duke kryer verifikimet dhe kontrollimet e nevojshme për të identifikuar shkakun e incidentit dhe për të ndërmarrë masat e duhura për sanimin e situatës.

KEK ka sqaruar se, pavarësisht ndaljes së Njësisë A3, operimi i sistemit elektroenergjetik në vend po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar. Aktualisht, prodhimi i energjisë po realizohet përmes katër njësive gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të miratuar.

Po ashtu, nga KEK-u bëhet e ditur se aktivizimi i njësisë së pestë do të bëhet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të përballimit të rritjes së konsumit, pa rrezikuar stabilitetin dhe sigurinë operative të sistemit.

Related Articles