KEK-u shpenzoi mbi 84 milionë euro në miniera më 2025, publikohen edhe të dhënat për qymyrin

KEK-u shpenzoi mbi 84 milionë euro në miniera më 2025, publikohen edhe të dhënat për qymyrin

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpenzuar mbi 84.6 milionë euro në operimet minerare gjatë vitit 2025, përfshirë edhe shpenzime për derivate të naftës.

Këto të dhëna janë bërë publike në raportin e auditorit të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku paraqiten në detaje shpenzimet vjetore të ndërmarrjes.

Sipas raportit, shpenzimet kryesore përfshijnë:

  • Mbi 33.9 milionë euro për personelin
  • Rreth 20.8 milionë euro për materiale dhe furnizime
  • Rreth 16.9 milionë euro për zhvlerësim dhe amortizim
  • Rreth 3.7 milionë euro për mirëmbajtje
  • Mbi 3.2 milionë euro për konsum të energjisë
  • Rreth 1.6 milionë euro për derivate të naftës

Po ashtu, janë evidentuar edhe shpenzime për sigurime, analiza dhe testime, interesa, si dhe taksa të ndryshme ndaj institucioneve përkatëse.

Në raport theksohet se përfitimet nuk janë paraqitur, pasi shitjet konsiderohen si transaksione interne ndërmjet minierave dhe termocentraleve.

Ndërkohë, raporti përfshin edhe pasqyrën vjetore të prodhimit dhe shfrytëzimit të qymyrit për vitin 2025. Sipas këtyre të dhënave, KEK ka shfrytëzuar gjithsej mbi 20.8 milionë tonë qymyr gjatë vitit.

Shfrytëzimi i qymyrit sipas periudhave është si vijon:

  • Janar–mars: mbi 2.1 milionë tonë
  • Prill–qershor: mbi 7.4 milionë tonë
  • Korrik–shtator: mbi 1.4 milionë tonë
  • Tetor–dhjetor: mbi 1.9 milionë tonë

Për çdo ton qymyr është aplikuar tantiemë prej 3 eurosh, ndërsa totali i tantiemës së paguar arrin në mbi 20.8 milionë euro.

Related Articles