KEK-u shtyn afatin për lidhjen e kontratave me bizneset për furnizim me rrymë

KEK-u shtyn afatin për lidhjen e kontratave me bizneset për furnizim me rrymë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas interesimit të lartë, afati për lidhjen e kontratave me bizneset për furnizim me energji elektrike është shtyrë edhe për një ditë shtesë.

KEK-u i ka bërë thirrje bizneseve që të veprojnë sa më parë për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike.

“Të nderuar konsumatorë. Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025.Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, thuhet në njoftimin e KEK.

Të mërkurën, bizneset e Kosovës do të organizojnë protestën e dytë për të kundërshtuar kalimin në tregun e lirë të energjisë.

Related Articles