Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar sërish për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë nga ish bashkëshorti i saj, para Gjinekologjisë.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dorëheqjes duhet të nisin nga qeveria, e të kalojnë në gjyqësi e polici.
Ai ka thënë se kryeministri e ministri po tentojnë të zgjidhin problemin përmes postimeve në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Veç edhe nja dy-tri statuse në Facebook të Kryeministrit dhe të ministrave edhe zgjidhet problemi i vrasjes së grave!!!
Keq që gjykatësit, prokurorët dhe komandantët e policisë nuk shkruajnë shumë në rrjete sociale, se edhe ata do të përpiqeshin të shfajësoheshin nga dështimi me ndonjë fjali patetike!
Rendi i dorëheqjeve duhet të fillojë nga qeveria, e të kalojë në gjyqësi dhe polici.
Me këta njerëz të njëjtë, në poste të njëjta e me arsyetime të njëjta vetëm do të vazhdojmë t’i shohim të vriten gratë.
Gratë po kthehen në statistikë se në postet kyçe të aparatit shtetëror janë ata që gjithmonë fajtorin e shohin te tjetri.
Boll!