Kelmendi i VV-së: Me Bekën kemi pi vetëm kafe, për koalicione bisedohet në zyre

Kelmendi i VV-së: Me Bekën kemi pi vetëm kafe, për koalicione bisedohet në zyre

Kandidati i VV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, ka bërë me dije se me Bekë Berishën e AAK-së nuk kanë folur për çështjen e koalicionit në Pejë.

Duke e komentuar takimin e sotëm në një lokal të Prishtinës, ai ka thënë se për marrëveshje e koalicione diskutohet në zyre e jo në kafe.

“Po, Beka është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë takim spontan në funksion të ngjarjeve kështu të zhvillimeve politike në përgjithësi. E kemi pi nga një kafe dhe kaq. Zakonisht për koalicione dhe për biseda politike diskutojmë në zyre aty ku përkasin këto tema. Po pse jo, unë kam bërë ftesë publike për të gjitha subjketet politike për me u bashkërendu dhe për me ndërru pushtetin në Pejë”, ka thënë Kelmendi, raporton Infokus.

Related Articles