Profesori Jeton Kelmendi që është njëherësh edhe shkrimtar është kandidat për postin e zëvendëspresidentit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (EASA).
Kjo akademi prestigjioze, e cila ka selinë në Salzburg të Austrisë, përfshin mbi 2 mijë anëtarë nga e gjithë bota, duke përfshirë 42 laureatë të Çmimit Nobel. EASA është një nga institucionet më të rëndësishme akademike dhe shkencore në Evropë, duke bashkuar personalitete të shquara nga fusha e shkencave, arteve dhe humaniteteve.
Kelmendi është një emër i njohur në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe ndërkombëtare. Poezia e tij është përkthyer në mbi 42 gjuhë, duke e bërë atë një nga autorët shqiptarë më të përkthyer. Përveç kontributit të tij në letërsi, ai ka qenë një promovues aktiv i kulturës dhe shkencës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Zgjedhjet për lidershipin e ri të Akademisë do të mbahen më 6 mars, dhe kandidatura e Kelmendit konsiderohet një hap i rëndësishëm për prezantimin e intelektualëve shqiptarë në nivelet më të larta akademike evropiane.