Sudani është bërë shteti i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, përmes një videoje të shpërndarë në Facebook.
Udhëheqësi i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, i cili po ashtu po merr pjesë në këtë forum, tha se Osmani ka arritur ta marrë këtë njohje nga përfaqësuesit e këtij shteti afrikan gjatë takimeve që po zhvillon në kuadër të Antalya Diplomacy Forum.
Osmani po qëndron në Antalia të Turqisë tash e ca ditë, ku ka takuar liderë nga shtete të ndryshme.
E para e shtetit u takua edhe me presidentin e ri të Sirisë së lirë, ku nuk munguan flamujt e të dy shteteve, ani se Siria ende nuk e njeh Kosovën shtet.
Madje, Presidenca e Sirisë iu referua Kosovës si Republikë, teksa njoftoi lidhur me këtë takim. /Gazeta Enigma