Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi ka deklaruar se nuk është befasuar me katër medaljet në Kampionatin Evropian që u mbajt në Montpellier të Francës.
“Nuk jam habitur aspak, kemi qenë në aeroport duke shkuar në Francë, Toni më tha ‘do t’i fitojmë bile dy medalje’, i thash që dy i kemi sigurt kështu me prit ma shumë. Realisht Laura dhe Distria sidomos e ka pasë medaljen e artë në xhep, në xhudo një gabim i vogël të kushton”, ka thënë Kelmendi e ftuar në Sports Show në Klan Kosova.
“Duke parë punën e të gjitha garuesve sigurisht që kam besim jo vetëm në këtë garë por në të gjitha garat, vazhdimësia e sukseseve tona po e dëshmon që atë që bëjmë punë serioze nuk ndalëm asnjëherë, nëse nuk je punëtor, nuk mundesh me qëndru aty. Rezultatet që po i korrim nuk janë të rastësishme”.