Kelmendi propozon “formulën magjike”: Kurti president, Abdixhiku kryeministër, Krasniqi kryeparlamentar

Kelmendi propozon “formulën magjike”: Kurti president, Abdixhiku kryeministër, Krasniqi kryeparlamentar

Gazetari Adriatik Kelmendi ka porpozuar një rrugë për dalje nga kriza, raporton Gazeta Enigma.

Teksa e quajti këtë skenar si “rilindje politike” që do ta stabilizonte Kosovën, tash kur, sipas tij “po shihet se Albin Kurti ka respekt për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në i sheh si faktorë për ecjen përpara të shtetit”.

Ai propozoi që Lumir Abdixhiku të bëhet Kryeministër i Qeverisë, Albin Kurti – President i Kosovës, Memli Krasniqi – Kryetar i Kuvendit dhe Bedri Hamza zv. kryeministër dhe ministër i Financave.

“Kësaj duhet t’i paraprinte një marrëveshje e gjerë politike e partive kryesore në vend për heqjen e sanksioneve të BE-së, thyerjen e bllokadës ndërkombëtare ndaj Kosovës, zhvillim të hovshëm ekonomik, përmbyllje e dialogut me Serbinë, përparim në proceset euroatlantike, qasje serioze ndaj procesit ne Hagë etj”, theksoi ai.

“Secila votë e popullit është e vlefshme. Kështu do të respektohej vullneti i votuesve dhe zhvillimi i vendit”.

Related Articles