Ka nisur një peticion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e mbikalimit, në lagjen Veternik të Prishtinës.
Iniciator i këtij peticioni është, Florian Gashi, i cili në grupin “Network Prishtina” tregoi që ishte dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në atë rrugë.
Përmes këtij peticioni, kërkohet ndërtimi i një mbikalimi mes “Albi Mall” dhe Kolegjit “Heimerer”, pasi që numri i njerëzve që frekuentojnë atë rrugë është shumë i madh.