Qiradhënësi i veturës, Jeton Binaku, ka dëshmuar në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjatë dëshmisë së tij, ai tha se me Granit Plavën, njërin prej të akuzuarve për vrasjen e viktimës, ka folur për dy vrasje.
“Për dy vrasje me Granitin kemi folur, edhe ajo në Dragodan edhe për vrasjen që po akuzohen, llafe të kafeve”, është shprehur Binaku.
Ndër të tjera, dëshmitari tha se nuk e dinë nëse ka komentuar diçka Granit Plava, pasi u shpreh se nuk i kujtohet diçka e tillë.
”Po qëndroj prapa asaj se çfarë kam deklaruar”, tha Binaku.
Në gjyqin ndaj të akuzuarave Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, më 6 tetor dëshmoi edhe mjeku që ka kryer autopsinë e Liridona Ademajt, Naim Uka.
Ai konstatoi se Liridona nuk kishte kryer vetëvrasje, derisa shtoi se predha e plumbit i ishte gjetur në kokë.