Kempes: Messi asnjëherë nuk do jetë Maradona

Kempes: Messi asnjëherë nuk do jetë Maradona

Pavarësisht se Lionel Messi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1978, Mario Kempes thotë se 34-vjeçari asnjëherë nuk do krahasohet me Diego Maradonan.

Debati se nëse Messi është më i mirë se Maradona që sa vite prek tifozët argjentinas. Sidoqoftë, Kempes nuk mendon se Messi është më i mirë se tashmë i ndjeri, Maradona.

“Për Messin është fatkeqësi që u pa si zëvendësuesi i Diego Maradonas. Dhe është shumë vështirë të ikësh nga hija e Diegos”.

“Nëse Messi dëshiron të jetë më i mirë se Maradona, nuk do ta arrijë edhe nëse fiton katër Kupa të Botës radhazi”.

“Ai ende nuk ka fituar Kupën e Botës. Pavarësisht sa tituj ka fituar ose fiton, asnjëherë nuk do krahasohet me atë që ka bërë Diego”, deklaroi ai. Tani, Messit i ka mbetur vetëm të fitojë trofeun e Kupës së Botës, që zhvillohet vitin tjetër.

Related Articles